Këmbimi valutor, leku fiton pikë ndaj dollarit por humb me euron, ja kursi i sotëm

Në tregun e këmbimit valutor vendas, Leku ka fituar pikë në këmbim me dollarin amerikan dhe ka humbur në këmbim me monedhën e përbashkët europiane.

Sipas kursit zyrtar të BSH-së, të shtunën euro këmbehet 126.76 lekë ose 0.02 lekë më shumë se një ditë më parë dhe dollari amerikan këmbehet 108.32 lekë ose 0.76 lekë më pak se ditën e premte.
Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.

Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore.

Banka e Shqipërisë llogarit dhe publikon kursin zyrtar të këmbimit. Ky kurs është një nivel referencë (i vetëm), i cili mund të përdoret nga të interesuarit për qëllime tregtuese, vlerësuese, krahasuese dhe statistikore.