Restaurohet kisha e Shën Triadhës në Berat

DRTK Berat po kryen ndërhyrje konsoliduese dhe restauruese në afreskun e Kishës së Shën Triadhës, Berat. Kisha është e tipit kryq i brendashkruar me kupolë. Në kishë janë përdorur me mjeshtëri shumë tipare të arkitekturës bizantine, që e bëjnë këtë monument një nga më interesantët dhe më piktoreskët në Kalanë e Beratit.