", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Ariana Grande do t’ju përlot me fjalët për Mac Miller

Pak ditë më parë reperi i njohur dhe ish i dashuri i Ariana Grandes, Mac Miller u nda nga jeta.

Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij dhe u tha se reperi kishte kaluar në mbidozë.

Vdekja e Miller shkaktoi hidhërim të madh tek fansat e tij, por edhe zhurmë në rrjet pasi shumë nga fansat e rreperit akuzonin këngëtaren për vdekjen e tij.

Një ditë pas vdekjes Ariana reagoi duke postuar nje foto të tij, por pa shkruar asgjë duke lënë të kuptohet se nuk gjente dot fjalë për dhimbjen aq të madhe.

Ndërsa sot këngëtarja ka folur për herë të parë me anë të një postimi në Instagram ku i kërkon të falur reperit që nuk e ndihmoi dot dhe se vdekjen e tij nuk e pranonte dot ende.

’Të kam adhuruar që ditën kur të takova kur isha 19 vjeç dhe gjithmonë do ta bëj.Nuk mund ta besoj që nuk je më këtu.Nuk mund ta pranoj.Ne kemi folur për këtë.Kaq shumë herë.Jam shumë e zëmëruar, jam shumë e mërzitur nuk di cfarë të bëj.Ti ishe miku im më i dashur.Për shumë gjatë.Mbi të gjitha më fal, që nuk e rregullova ose ta largoja dhimbjen tënde.Me të vërtete doja.Më i miri, më i ëmbli nuk e meritoje. Shpresoj të jesh mirë tani.Prehu’ ka shkruar Ariana krah videos ku ka xhiruar reperin.

View this post on Instagram

i adored you from the day i met you when i was nineteen and i always will. i can’t believe you aren’t here anymore. i really can’t wrap my head around it. we talked about this. so many times. i’m so mad, i’m so sad i don’t know what to do. you were my dearest friend. for so long. above anything else. i’m so sorry i couldn’t fix or take your pain away. i really wanted to. the kindest, sweetest soul with demons he never deserved. i hope you’re okay now. rest.

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande) on