Helmohen nga Kobra, ja arsyeja e çuditshme

Dy burra indianë që me sa duket janë bërë rezistent ndaj opioideve (lloj droge) pas marrjes së tyre për më shumë se një dekadë, kanë gjetur një mënyrë për t'u droguar, duke pranuar një "puthje të fortë" kobre.

Dy burra nga Rajasthan i Indisë, lejojnë kobrat që të kafshojnë gjuhët e tyre, pasi sasia e substancave të zakonshme narkotike nuk ua jep atyre "efektin më të lartë".

Helmi i llojit Neurotoxin që një kobra mbret mund të lëshojë në një pickim të vetëm, është e mjaftueshme për të vrarë 20 veta ose një elefant, sipas National Geographic.

Megjithatë, kjo nuk i ka penguar dy burrat indianë që të pranojnë kafshimin e kobrave me shpresën se helmi do të vepronte si rregullator i tyre i shumë dëshiruar.

Sipas mediave lokale, dyshja nga Rajasthan, janë dy nga vetëm katër persona që përdorin helm të tillë në Indi.

Dy burrat filluan të marrin helmin nga zvarranikët pasi ata zbuluan se ishin rezistent ndaj çdo forme opioidi, për të cilin janë të varur prej 15 vjetësh.

Ata tani janë bërë fokusi i një studimi në Institutin Pasuniversitar të Mjekësisë dhe Kërkimeve Mjekësore të Chandigarh.

"Studimi është ndërmarrë për t'i bërë mjekët të vetëdijshëm për abuzime të tilla të substancave për qëllime rekreative, pasi nuk ka shumë literaturë mjekësore", tha një nga studiuesit, Sandeep Grover.