Shefi i rendit u kap me dy ton hashash në Greqi. Emri

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një skandal në radhët e Policisë së Shtetit.

Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, para 10 ditësh ish-shefi i rendit në Delvinë, Vangjel Xhavara i transferuar në Laç, u arrestua nga policia greke për 2 ton hashash në pikën doganore Kakavijë, por më pas ai është liruar dhe është dërguar me punë në Laç nga Xhafa.

Denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook:

Narkoshefi i rendit ne Delvine, Vangjel Xhavarra kapet me dy ton hashash!

Ndeshkimi: Transferohet ne Laç sepse punonte per Xhafen!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje doktorr! Para 10 ditesh ish-shefi i rendit ne Delvine, Vangjel Xhavara i trasferuar ne Laç, u arrestua nga policia greke per 2 ton ashash ne piken doganore Kakavije. Drogen e kishte, thuhet te vete ministrit. Ky person ishte aktivist i rilindjes dhe qellimisht eshte trasferuar ne Laç. Dhe policia dhe medja ska trsmetuar gje fare…

Respekte…”