Plagoset 42-vjeçari në Korçë, i paidentifikuar autori

Një person ka mbetur i plagosur në Korçë. Ai është sulmuar dhe plagosur me mjete të forta. Por për Policinë Vendore, autori ende nuk është identifikuar, ndërsa edhe motivet mbeten të paqarta.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 13. 09. 2018, në lagjen nr. 2 në Korçë, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur lehtë me mjet të fortë, shtetasin P. J., 42 vjeç, banues në Korçë. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 89 i Kodit Penal.