FOTO/ Tërhiqet gjenerali serb që masakroi shqiptarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë sot se ka pranuar kërkesën e shefit të deritashëm të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviç, për t’u tërhequr në pension.

Dikoviç do të zëvendësohet në këtë pozitë nga Millan Mojsilloviç.

‘Dua të falënderoj gjeneralin Dikoviç për qasjen e ndershme dhe të përkushtuar.

I jam mirënjohës për gjithçka që ka bërë për Serbinë dhe popullin serb’, tha Vuçiç në një konferencë për media në Beograd.

Dikoviç, gjatë luftës në Kosovë, ka qenë komandant i brigadës së 37-të të ushtrisë jugosllave.

Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi pati thënë se posedon dokumente që tregojnë se në vrasjen e civilëve shqiptarë në Rezallë kanë marrë pjesë ushtarët e brigadës 37, REL.

Dikoviç i ka mohuar këto pretendime dhe prokurorët serbë nuk kanë ngritur ndonjë akuzë kundër tij.