Stresi rrëfen bëmat si ‘Djalë i Keq’: ‘Kam kaluar me pasaportë tjetër në kufi dhe policët nuk kanë…’

Stresi njihet për veprimet e tij ‘rebele’ dhe kjo e fundit që ka bërë e vërteton më së miri këtë gjë.

Reperi kontrovers, famën e ka fituar jo vetëm nga muzika që bën, por edhe nga ndodhitë interesante në jetën e tij të përditshme prej një ‘djali të keq’ (Bad Boy For Life)

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, teksa po tregonte situatën se si u shpall në kërkim nga policia, reperi rrëfeu se disa herë u është identifikuar policëve me një pasaportë tjetër dhe ata nuk e kanë vënë re fare.

“Kam kaluar kufirin me Malin e Zi me pasaportë me emër tjetër dhe nuk e kanë parë policët. Me pasaportën e Admir Shehu, shokut tim. Kam kaluar në Han të Hotit”, tha ai, duke thënë se duhet përmirësuar sistemi.