Flet Balotelli: Ja arsyeja përse nuk u transferova në Serie A

Mario Balotelli i është kundërpërgjigjur kritikave dhe ka sqaruar arsyen përse nuk është transferuar në Serie A.

Sky Italia postoi një imazh të Balotellit si Super Mario me titull “Super Mario Kart”, kurse kritikat vazhduan me komente të ndryshme me të.

Ai theksoi se urretja e tifozëve ishte një ndër arsyet përse ai nuk u rikthye në Serie A.

“Leximi i komenteve të njerëzve më bëri të kuptoj se sa më urrejnë mua në Itali”, ka thënë Balotelli.

“Kur gjërat shkojnë mirë shpresoj që ata do të vazhdojnë të me urrejnë dhe të mos me mbështesin mua, ata kanë të drejtë”.

“P.s  kam definitivisht një arsye reale pse nuk kam dashur që të rikthehem në Serie A, tani mendoj se e kam edhe më të qartë këtë”, përfundoi ai.