ZYRTARE/ Interi publikon listën kundër Parmas, mungon super sulmuesi

Lautaro Martinez do të mungojë në ndeshjen e fundjavës ku Interi do të përballet me Parmën në duelin e vlefshëm për javën e katërt në Serie A.

Ndërsa në krahun tjetër Vrsajlko e ka lënë mënjanë dëmtimin në gju që e nxori jashtë në minutën e 20’të në humbjen e Kroacisë 6-0 kundër Spanjës.

Ja skuadra e Interit kundër Parmës: Handanovic, Padelli, Berni; Vrsaljko, De Vrij, Ranocchia, Asamoah, Miranda, Dalbert, D’Ambrosio, Skriniar; Gagliardini, Vecino, Nainggolan, Joao Mario, Borja Valero, Brozovic; Icardi, Keita, Politano, Perisic, Candreva.