Tung Donald

Ka dy tre ditë që ish-ambasadori i SHBA në Shqipëri Donald Lu ka nisur një tur takimesh me njerëz të rëndësishëm në vend si dhe me drejtues të kastës politike në Shqipëri.

Ai po i përdor këto takime edhe si një reklamim të punës së tij të madhe në vend, herë të përfolur herë të miratuar e herë të goditur si nga politika shqiptare ashtu edhe nga media apo opinioni publik.

Por në të njëjtën kohë ai ka lëshuar edhe mesazhe të qarta për iniciativat që janë ndërmarrë deri tani nga diplomacia e shtetit më të fuqishëm në botë për Shqipërinë por edhe më gjerë në rajon.

Ai duket se po ikën i kënaqur për shkak se në angazhimin e tij disa vjeçar në Shqipëri arriti të bindë politikën për një reformë alla soros, e gjysmake, në drejtësi me shumë dritëhije njëanshmërie politike.

Arriti të bindë Lulzim Bashën të bënte qeveri me Edi Ramën.

Por nuk do të harrohet kollaj  që nuk tha asnjë fjalë për kanabizimin total të vendit nën qeverisjen e Edi Ramës kur Ministër i Brendshëm, ishte Saimir Tahiri që po hetohet për trafik ndërkombëtar droge, por që fati e deshi që me Donald Lu të shkonte deri në Shtëpinë e Bardhë në takim me Obamen.

Nuk do të harrohet as për batutën e tij të ‘ashpër’ për peshqit e mëdhenj por që grepi snukkk.

Shumë gjera të mira bërë Donald në Shqipëri, por më e mira është kjo që po bën këto ditë…. Tung Donald.