Eurot në Toyota ‘Yaris’, një prej të arrestuarve kërkon lirinë, ja ‘argumenti’ qesharak. Emri

Një nga të arrestuarit për 3.4 milionë eurot e sekuestruara në dy mjete Toyota “Yaris” në portin e Durrësit pak kohë më parë kërkon lirinë.

Klevi Lika ka kërkuar lirinë nga trupi gjykues me arsyetimin se dëshiron të vazhdojë shkollën, pasi pritet të nisë vitin e dytë të gjimnazit. Kujtojmë se Klevi Lika është 21 vjeç dhe me këtë moshë që ka dhe që kërkon të nisë shkollën, duhet të kishte mbaruar dy gjimnaze.

Kërkesa për ndryshimin e masës është bërë nga avokati i tij Saimir Visha, ndërsa Gjykata pritet të japë vendimin të martën e ardhshme.

Klevi Lika shoqëronte ngarkesën e automjeteve ku u gjetën dhe sekuestruan 3.4 milionë euro.

Në lidhje me ngjarjen policia arrestoi në flagrancë shtetasit; Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës; Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë; Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë dhe Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.