Skënderbeu bie nga ‘froni’, ky është klubi shqiptar që vlen më shumë

Vlerësimet më të fundit të bëra nga “Transfermarkt” tregojnë se klubi që kushton më shumë në Shqipëri është Kukësi me 5.8 milionë euro.

Krahasuar me matjet e fundit që janë bërë nga ky portal që merret me matjen e vlerave të klubeve dhe futbollistëve, ka një ulje me 1.3%.

Në vendin e dytë pas verilindorëve gjendet skuadra e Flamurtarit, e cila ka pësuar një rritje të ndjeshme nga hera e fundit, dhe tani gjendet pas kuksianëve me një vlerë prej 5.4 milionë euro.

Ndërkohë që podiumi i tre klubeve më të shtrenjta në Superiore plotësohet nga ekipi i Partizanit, i cili ka pësuar rënie nga hera e fundit me 6.9%, dhe ka një vlerë prej 4.03 milionë euro.

Ndërsa ajo që bie në sy është rënia drastike e Skënderbeut, e cila në muajin shkurt gjendje në vendin e parë me 8.05 milionë euro ndërsa tani për 6 muaj ka humbur gati 4 milionë euro në vlerën e saj duke u renditur në vendin e pestë me një vlerë prej 4.15 milionë eurove.

Më poshtë renditja e plotë e klubeve sipas vlerës së tyre.