Gjesti ironik/ Publikohet afishe vdekjeje për stadiumin ‘Qemal Stafa’

Vendimi për të prishur stadiumin “Qemal Stafa” dhe për të ndërtuar “Arenën Kombëtare” u mor mes shumë polemikash dhe akuzash.

Në këtë çështje fjala e fundit u tha nga politika, e cila e përdori edhe për qëllimet e veta këtë çështje.

Ndërkohë, teksa punimet e stadiumit të ri janë duke shkuar me ritme të shpejta drejt fundit, një ironi qytetare ka plasur ditën e sotme, ndoshta nga tifozë të futbollit.

Një gjest tepër ironizues nga “Publiku Qytetar”.

Ata kanë vendosur sot në Tiranë, një “Lajmërim” ku thuhet: “Me hidhërim të thellë njoftojmë se u nda prej nesh Stadiumi Qemal Stafa, 71 vjeç. Ceremonia e vajtimit mbahet ditën e Enjte 20.09.2018 te Kuvendi i Shqipërisë, Rruga “George W. Bush”.