Marrëveshjeje mes serbëve dhe shqiptarëve, Vuçiq: Serbia do garanci se do t’i bashkohet BE-së në vitin 2025

Askush në rajon nuk duhet t’i frikësohet një marrëveshjeje mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, pasi rajoni do të jetë më i qëndrueshëm, më i fortë dhe ekonomikisht më tërheqës, deklaroi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në një intervistë për agjencinë britanike të lajmeve, Reuters.

"Nëse Beogradi arrin ndonjë marrëveshje me Prishtinën, Serbisë duhet t’i jepen garanci të qarta se ajo do t’i bashkohet BE-së në vitin 2025”, theksoi ai.

“Nëse ne arrijmë një marrëveshje, ajo duhet të jetë një marrëveshje e plotë, që do të përfshijë jo vetëm marrëdhëniet mes nesh dhe shqiptarëve në Kosovë, por ajo duhet të përfshijë një rezolutë të rrugës sonë europiane dhe të përparimit të mëtejshëm ekonomik”, shtoi Vuçiq në intervistën për Reuters-in.