VIDEO/ Ish-kryeministri Berisha sfidon live Ramën: Lëji lotët, bëhu burrë

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë një sfidë të hapur në transmetim direkt gjatë emisionit ‘Opinion’ në Tv Klan.

Teksa diskutohej për vetingun në politikë, një ide e hedhur nga opozita e cila ka propozuar edhe një amendament Kushtetues, Berisha tha se ishte i gatshëm që të hetohej pasuria e tij dhe e familjarëve të tij, por Rama e bllokon atë.

‘Veting për mua? Një mijë Vetingje le të bëjnë për mua. Po të jetë burrë, Rama të mos nxjerrë shaminë e lotëve atje te Eni Vasili dhe të vijë të bëjë Vetingun.

Po të jetë burrë të vijë të bëjmë vetingun e njëri tjetrit. Burrërojeni pak! Veting nga hetues të huaj? Absolutisht që nesër. Pa asnjë lloj hezitimi’-tha Berisha.