Rama pyetet për Vetting-un e politikanëve, kryeministri flet për kravatat

Në studion e emisionit “Open” në Top Channel, kryeministri Edi Rama, teksa u pyet sonte për Vetting-un në politikë, u përgjigj për dhuratat e dasmës së ti të radhës, duke shprehur “gatishmërinë”, ti kthente ato.

“Unë kam bërë një dasmë dhe janë të regjistruara, të kthyera, të gjitha dhuratat e dasmës që kalojnë një vlerë simbolike. Unë do isha i lumtur sikur të hapeshin të gjitha librat e pasurive dhe të shpenzimeve të politikanëve, të familjarëve dhe të krushqve të tyre. Të merreshin të gjitha shpenzimet e tyre, hotelet ku kanë qëndruar. Mbi të gjitha të zbardheshin të gjitha burimet e të ardhurat që kanë prodhuar pasuri me shpenzime të larta, jo normale. Jam shumë i interesuar që kjo të fillojë nga sarajet e mia”, e kufizoi qëndrimin e tij për Vetting-un në politikë Edi Rama.