Juventusi merr lajmin e keq para duelit në Champions, dëmtohet...

Mbrojtësi i Juventusit, Andrea Barzagli ka problem me një dëmtim në kofshë, kështu që do të mungojë në ndeshjen kundër Sassuolos të vlefshme për Serie A.

Ditën e sotme mbrojtësi 37-vjeçar është larguar nga stërvitja pasi e kishte të pamundur për të qëndruar në këmbë si pasojë e dëmtimit në kofshën e tij të djathtë.

Një deklaratë stafi mjekësor i “Zonjës së Vjetër” ka konfirmuar se ai do të mungojë në ndeshjen e së dielës.

Barzagli po ashtu është në dyshim për duelin kundër Valencias në ndeshjen e vlefshme për Champions Leaguen.