Adriano viziton Interin, ka një mesazh për Spallettin

Ish-sulmuesi i Interit, Adriano ka folur për skuadrën zikaltër.

Ai deklaroi që Luciano Spalletti është njeriu i duhur për të përmirësuar ekipin.

“Fatkeqësisht nuk kam pasur mundësinë të shoh Inter në ndeshjet e para të sezonit, por i pashë nga afër në Pinetina dhe ka një skuadër stratosferike”, deklaroi Adriano.

“Pashë punën e madhe të bërë nga klubi, gjithçka ka ndryshuar. Tani atmosfera është e bukur”.

“Kam parë edh Spallettin duke punuar dhe mendoj se është njeriu i duhur për të drejtuar Interin”, shtoi ai