Pas shkarkimit nga Kamza, Devolli merr drejtimin e këtij klubi

Bledar Devolli ka nënshkruar kontratën me klubin e ri.

Ish-tekniku i Kamzës pas shkarkimit, ka befasuar të gjithë pasi mori drejtimin e skuadrës së Tomorit të Beratit që militon në Kategorinë e Parë.

Devolli gjeti shumë shpejt gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit beratas dhe do të jetë ai që do të zëvendësojë të larguarin Gersi Arbri. Për 40-vjeçarin gjirokastrit bëhet fjalë për një rikthim te skuadra beratase pasi në sezonin 2003-2004 ka qenë pjesë e Tomorit si lojtar.

Devolli nuk ka humbur kohë dhe është prezantuar menjëherë te Tomori që ka e nisur këtë sezonin me një barazim 1-1 ndaj Lushnjës.