Modelja na njeh me bimën që i rriti gjoksin me dy numra për vetë dy muaj

Modelja Brigette Cooper kohëve  të fundit u akuzua se kishte bërë ndërhyrje kirurgjikale në gjoks .

Modelja australiane i habiti të gjithë duke sqaruar se rritja e menjëhershme e gjoksit lidhet direkt me konsumin e pluhurit maca, bimë kjo që rritet në Peru dhe supozohet se rrit energjinë, libidonin dhe balancon hormonet.

Modelja shpjegoi hap pas hapi se si kjo bimë i kishte rritur gjoksin me dy numra për dy muaj dhe sa mire ndihej ajo me veten tani. Ndër komentuesit e shumtë kishte dhe nga ata, që e akuzuan për mashtrim dhe insistuan, se do të ishte më mire të pranonte, që kishte ndërhyje estetike, sesa të gënjente aq hapur mijëra ndjekës.