De Vrij injoron Ronaldon dhe Messin: Ky është më i miri

Stefan de Vrij flet për dy muajt e tij të parë tek Interi. Mbrojtësi holandez, i cili mbërriti nga Lazio me parametër zero, tregon objektivat e Interit, marrëdhëniet me trajnerin Spalletti si dhe përballjet me Ronaldon dhe Mbappenë.

Jeni i zhgënjyer nga fillimi i sezonit të Interit?

Sigurisht që nuk jam i kënaqur për rezultatet dhe është mëkat që kemi lënë 5 pikë në 3 ndeshjet e para, por jemi në rrugën e duhur. Në ndeshjen e fundit kam parë një Inter të mirë dhe duhet të vijojmë kështu.

Cili është objektivi sezonal?

Ta mbyllim kampionatin mes 4 vendeve të para dhe të konfirmohemi në Champions.

Për një pjesë të madhe të opinionit Interi konsiderohet skuadra anti-Juve. Jeni dakord?

Nuk i lexoj shumë gazetat italiane dhe nuk i dëgjoj programet televizive. Kam mësuar që të mos kushtëzohem, por të përqendrohem vetëm në fushë. Të mendosh ndeshje pas ndeshjeje, ndryshe të qenit anti-Juve shndërrohen në fiksim e më pas do të flitej vetëm për këtë.

Kur lexuat se Juventusi do të blinte Cristiano Ronaldon, a e besuat?

Në fillim nuk besoja se do të vinte në Itali, por kur po e përsërisnin, atëherë… Për futbollin italian zbarkimi i tij ishte pozitiv, sepse është një shtysë për të gjithë lëvizjen futbollistike.

Po mendoni për ballafaqimin me të në fushë?

E kam sfiduar me kombëtaren e Holandës, në miqësoren kundër Portugalisë para Botërorit 2014. Përfundoi 1-1, ai shënoi në fund me goditje të lirë.

Kush është, sipas jush, sulmuesi më i fortë me të cilin je përballur në karrierë?

Kylian Mbappe.