Lista Serbe i bashkohet Thaçit, kundër ushtrisë së Kosovës

Edhe Lista serbe i bashkohet qëndrimit të Hashim Thaçit për problemin e ligjit te krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

Nënkryetari i Listës Serbe dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Igor Simiq, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Lista Serbe nuk do ta mbështesë formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Formacioni i vetëm ushtarak legal në Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është KFOR-i, i cili në këto hapësira ka ardhur me pajtimin e Republikës së Serbisë, ka thënë Simiq.

Reagimi i zyrtarit të Listës Serbe ka ardhur pasi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar pakon e projektligjeve që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Projketi eshte gati për në kuvend por është kundërshtuar më herët gjatë ditës edhe nga Presidneti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi