FOTO/ Modelja Belen Rodriguez dhe ish bashkëshorti i saj, një çift i lumtur

Belen është në krizë me Andrea Iannonen? Rodriguez eshte shtatzënë? Është prapë single?

Rikthehen pyetjet  kyç mbi jeten private të showgirl-it, por një gjë është e sigurte gjithmonë, mirëkuptimi me ish burrin e saj, Stefano de Martino.

Dhe jo vetëm për të mirën e të birit Santiago.

Midis tyre ka buzëqeshje dhe veprime spontane.

Ata u fotografuan në një park në Milano nga revista Chi, të qeshur e  të lumtur së bashku.

Ai lexon' Le Monde' sepse po mëson frengjishtën, kurse ajo i rri e ulur pranë.

Së bashku me ta, i biri Santiago luan dhe dy ish bashkëshortet nuk humbasin rastin që të shkëmbejnë konfidenca dhe të qeshin qofte edhe për një sms në celular.

Mirëkuptimi midis tye tyre duket haptazi dhe nuk ka rëndësi nese secili ka një jetë sentimentale të ndryshme, Belen me Andrea Iannone dhe Stefano me Gilda Ambrosio.

Kur janë bashkë, lind harmonia dhe kjo është e dukshme edhe në fotot.