Basha i jep ultimatum të fortë, Ruçi në panik zbaton në moment 'urdhrin' e kreut të opozitës

Paralajmërimet serioze dhe gjuha teje e ashpër e kreut të PD, Lulzim Basha, nga Durrësi kanë bërë që kryetari i Kuvendit të zbythet dhe të publikojë draftin që opozita ka dorëzuar në Kuvend për Vettingun e politikanëve. Ky propozim kishte katër ditë që ishte dorëzuar zyrtarisht me gjithë firmat e deputetëve, por Ruçi refuzonte ta publikonte.

Por sot nga tryeza e Durrësit,  Lulzim Basha, e akuzoi Gramoz Ruçin se po shkel hapur dhe me qëllim  rregulloren e Kuvendit për këtë çështje.

“Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tash e pesë ditë refuzon të botojë në faqen online projektligjin për vettingun e politikaneve dhe relacionin përkatës…Në emër të opozitës i jap këtë ultimatum Gramoz Ruçit: ‘Respekto rregulloren e Kuvendit, boto online propozimin ta shohin të gjithë shqiptarët…”, tha Basha.

Pas këtij ultimatumi të ashpër, vetëm pak minuta më pas, Basha u njoftua live, se Gramoz Ruçci ishte zbythur duke publikuar projektligjin e opozitës, për vettingun në politikë.