FOTO/ Shikoni si dukej para famës moderatorja Viola Spiro

Shumë e komentuar në media dhe mjaft e ndjekur në rrjete sociale, Viola Spiro është një prej femrave më të njohura të showbizit shqiptar.

Gjithçka rreth saj përbën interes për publikun, duke filluar nga ana  profesionale dhe gjithashtu jeta private, për të cilën vjen shpesh në vëmëndje të mediave rozë.

Tashmë njihet nga të gjithë dhe konsiderohet si një nga femrat më seksi.

 Mirëpo Violën nuk keni për ta njohur në këtë foto të shumë viteve më parë, të cilën vetë moderatorja e ka publikuar në Instastory.

Viola shfaqet në të majtë më kapele të verdhë mbi kokë dhe duke bërë mimika në fytyrë, teksa ka pozuar krah motrës dhe kushërirës së saj.