Guardiola vendos se ku do ta mbyllë karrierën

Tifozët e Barcelonës mund ta kenë mundësinë që ta shohin Pep Guardiolan përsëri në “Camp Nou”, pasi trajneri i Manchester Cityt e ka përmendur që do të donte që ta përfundojë karrierën e tij aty ku e ka filluar.

“Do ta përfundoj aty ku e kam filluar”, ka thënë Guardiola në një intervistë me Universo Valdanon.

“Hapat e mi të fundit të karrierës si trajner do të jenë në Barcelonë”, shtoi tekniku spanjoll.

Për katër vite sa ka qëndruar në “Camp Nou”, ai i ka arritur të fitojë 16 tituj me “blaugranët”, në mesin e tyre dy Liga të Kampionëve dhe dy herë është shpallur si trajneri më i mirë në botë.

Pas klubit katalanas, ai ka marrë nën drejtim Bayern Munchen dhe tani momentalisht drejton skuadrën angleze, Manchester Cityn.