Këto janë çmimet e iPhone XS dhe XS Max

Apple tashmë edhe zyrtarisht ka lansuar produktin më të ri të iPhone. Është modeli i shumëpërfolur XS që sot u lansua në eventin special të Apple, në teatrin “Steve Jobs”.

iPhone XS do të jetë në dispozicion për t’u blerë që nga data 21 shtator.

 

Çmimet e iPhone XS

iPhone XS 64GB: $999 (860 €)

iPhone XS 256GB: $1,149 (988 €)

iPhone XS 512GB: $1,349 (1,160 €)

 

Çmimet e iPhone XS Max

Modeli XS Max do të jetë më i shtrenjtë për shkak të madhësisë së ekranit, e që çmimi fillestar do të jetë 1,099 dollarë apo 945 euro.

iPhone XS Max 64GB: $1,099 (945 €)

iPhone XS Max 256GB: $1,249 (1,074 €)

iPhone XS Max 512GB: $1,449 (1,246 €)