VIDEO/ ‘Berisha, politikani që ka marrë kosto personale për mbrojtjen e Kosovës’

Sipas ish-presidenti Bujar Nishani, Sali Berisha është politikani i vetëm shqiptar që ka marrë përsipër kosto politike dhe personale, për të mbrojtur çështjet kombëtare.

Duke folur përballë gazetarit Çim Peka, ish-presidenti Bujar Nishani është shprehur se ‘Berisha nuk ka nevojë për avokatinë e askujt’.

Sipas Nishanit, që nga viti 1992 e deri më sot, Sali Berisha ka marrë kosto, sidomos kur ka mbrojtur çështjen e Kosovës.