Perez jep ‘OK’/ Neymar te Real Madridi, ja kur pritet të kryhet transferta e bujshme

Ylli brazilian po vazhdon që të përflitet për një rikthim në La Liga.

Sipas burimeve të “Le10Sport”, Real Madrid së fundmi ka marrë një vendim serioz në mënyrë që braziliani të transferohet verën e ardhshme në “Santiago Bernabeu”, shkruan SYRI.net.

Marrëveshja pritet të mbyllet me sukses verën e vitit 2019, pasi Perez po negocion me Neymarin dhe drejtuesit e PSG-së.

26-vjeçari vazhdimisht është përfolur për një transferim të mundshëm drejt Madridit por tashmë situata është akoma edhe më serioze pasi Perez ka dhënë 'OK' duke mos u kursyer për të kryer me sukses këtë lëvizje të bujshme.