Inter synon dyshen meksikane

Inter tenton goditjen dyshe meksikane. Kështu shkruajnë mediat italiane, sipas të cilave zikaltrit ndjekin me interes mesfushorin e Portos, Hector Herrera dhe talentin e PSV, Hirving Lozano.

Herrera, kontrata e të cilit përfundon qershorin e ardhshëm, mund të tentohet të afrohet me parametër zero.

Ndërkohë, rruga për të arritur te Lozano duket se nuk do të jetë e lehtë për italianët, pasi, përveç kërkesave të larta të skuadrës holandeze, Interi duhet të bëjë llogaritë edhe me konkurrencën e lartë, pasi janë të shumta ekipet që interesohen për 23-vjeçarin.