VIDEO/ Blerja 46 milionëshe e Realit kryen këtë mrekulli në stërvitje

Reali i Madridit shpenzoi plot 46 milionë euro për talentin brazilian Vinicius, që iu bashkua “Los Blancos” vetëm gjatë kësaj vere pasi mbushi 18-vjeç.

Po a ia vlen të harxhohen kaq shumë para për një lojtar që po luan te Reali B?

Ky gol i realizuar nga Vinicius në stërvitje tregon që jo më kot drejtuesit e “Los Blancos” nxituan për ta marrë nga Flamengo.

Perez nuk dëshironte që të përsëritej rasti “Neymar”, me “yllin” aktual të PSG që zgjodhi Barcelonën në vitin 2013.