Hysaj në ‘ferrin’ e Beogradit, ja çfarë po ndodh për sfidën Crvena Zvezda-Napoli

Napoli do të jetë në një grup të vështirë në Champions League ku së bashku me të janë skuadra si Paris Saint Germain, Liverpuli dhe Crvena Zvezda.

Por ajo që bie në sy është sfida e Napolit me Crvena e Zvezdës në Beograd, ku këta të fundit kanë njoftuar se biletat tashmë janë shitur për të gjitha ndeshjet që do të zhvillojë skuadra e tyre në “Rajko Mitic Stadium”.

Kapaciteti i këtij stadiumi është 55.538 vende dhe lojtari i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj do të ketë shumë punë për të bërë në këtë sfidë.

Si të mos mjaftonte vetëm futbolli, do të duhet të mbajë mbi supe presionin dhe koret nga “ferri i Beogradit”.