VIDEO/ Grupi rok nga Suedia këndojnë në gjuhë shqipe këngën ‘Xhamadani vija vija’

Një ngjarje jo shumë e zakontë ka ndodhur në komunën e  Rahovec.

Më 7,8 dhe 9 shtator në këtë ko,unë është mbajtur festivali i vjeljes së rrushit, "Hardh Fest" .

Qëllimi i festës së vjeljes së rrushit, është promovimi i rajonit vreshtar të luginës së Rahovecit dhe  trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të kësaj komune.

Për këtë arsye u mbajt dhe një koncert ku përformuan grupe te njohura si brënda dhe jashtë vendit.

I ftuar në këtë koncert ishte dhe grupi nga Suedia, Madman's Choice.

Ata kanë përgatitur një befasi për publikun shqiptarë duke kënduar këngën e njohur shqiptare ’Xhamadani vija vija’ në gjuhën shqipe.

Kjo ishte dhe një nga momentet më kulmore e festivalit.

Për më shumë ndiqni videon.