Operacion i madh në Nikël të Krujës, vihet në pranga 'Tuku', shoqërohen dhjetra të tjerë

Forcat Speciale, FNSH dhe RENEA, në kuadrin e një operacioni të gjërë që kanë nisur në Nikël të Krujës mëngjesin e sotshëm, kanë arrestuar Flamur Hakën, një person që njihej si i "i forti" i zonës. Ai njihet me nofkën "Tuku" dhe konsiderohet si koka e grupit të Niklës. Flamur Haka ka qënë i dënuar me 16 vjet burg për grabitje me dhunë, atentat, rrëmbim personi në vitin 2008, .

Krahas tij, janë shoqëruar Marenglen Haka, Bedri Haka, Durim Bami, Valter Bami, Ylli Cangu.

Ndërkohë, vazhdon bastisja e shtëpive kryesisht të fisit Haka dhe familjeve të tjera, anëtarë të cilave dyshohet se janë pjese e grupit të Niklës. Ato janë rrethuar nga mjete të blinduara. Kërkohen armë, drogë dhe persona në kërkim.

Operacioni vazhdon që ora 5:00 e mëngjesit udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.