Forcat speciale, FNSH dhe RENEA rrethojnë fshatin Nikël, kontrolle dhe arrestime

Një operacion i madh policor ka nisur në fshatin Nikël të Krujës. Forcat Speciale, FNSH dhe RENEA e kanë rrethuar me mjete të blinduara zonën dhe po ushtrojnë kontrolle në banesat e personave të dyshuar për krime, anëtarë të Grupit të Niklës.

Policia ka arrestuar Flamur Hakën, person që njihet si "i forti" i zonës dhe ka shoqëruar disa të tjerë.

Ndërkohë, vazhdon bastisja e shtëpive të familjeve të tjera, anëtarë të cilave dyshohet se janë pjese e grupit të Niklës.

Operacioni vazhdon që ora 5:00 e mëngjesit i drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.