Aktori Kivanç Tatlitug merr suprizën e parë për ditëlindje

Aktori shumë i dashur për publikun shqiptarë Kivanç Tatlitug që u bë i njohur më rolin e Behlul në serialin ‘Dashuri e ndaluar’ do të festojë 35 vjetorin.

 Edhe pse duhen ende shumë ditë bashkëshortja e tij, Basak Dizer ka nisur të bëjë që tani surprizat e para.

Teksa ndodhej në një udhëtim në Londër ajo i ka blerë Kivançit një pikturë e cila kap vlera marramëndëse.

Basak është përpjekur ta mbajë këtë gjë surprizë për ditën e madhe por mesa duket se nuk ja ka dalë.

Mirëpo supriza është zbuluar nga mediat turke, kështu që ajo duhet të mendojë një surprizë tjetër.