VIDEO/ Qyteti i humbur i Atlantis fshihet në Sahara

Qyteti i humbur i famshëm i Atlantis mund të jetë gjetur Sipas një teorie qyteti ndodhet në shkretëtirën e Saharasë.

Atlantis mund të gjendet në vendin afrikan të Mauritanisë duke qëndruar i fshehur gjatë gjithë kohës.

"Ne deri tani kemi kërkuar në vende të gabuar për vendndodhjen e tij pasi gjithkush supozon se duhet të jetë nën oqean diku, si në thellësitë e Oqeanit Atlantik ose Detit Mesdhe,"-thotë kanali You Tube Bright Insight, i njohur vetëm si Jimmy.

Përkundrazi, ai propozon se një formacion i çuditshëm i njohur si Struktura e Richatit ose "Syri i Saharasë", është vendndodhja e vërtetë e qytetit mitik.

Nuk është vetëm madhësia dhe forma e saktë që qyteti i humbur kishte, 23.5km e gjerë dhe rrethore, por malet ku ai përshkruhet në veri mund të shihen mjaft qartë në imazhet satelitore, siç provojnë lumenjtë e lashtë që rrjedhin në qytet.