Të gjithë sytë tek 'Apple', ja çfarë do të ndodhë më 12 shtator

Ditën e nesërme të gjithë të apasionuarit pas produkteve të kompanisë “Apple” do të kenë mundësinë të shohin eventin më të madh të vitit. Eventi quhet ‘Gather Around’ dhe kompania do të prezantojë telefonat e një niveli të ri.

Modelet e reja që do të prezantohen quhen iPhone XS, iPhone XS Plus dhe iPhone XC. Në rrjet qarkullojnë pamje dhe çmime të telefonave të rinj. Flitet se iPhone XS do të kushtojë 1079 dollarë dhe iPhone XS Plus 1225 dollarë. iPhone XS pritet të jetë një përditësim i X me një ekran ‘OLED 5.8-inch’. XS Plus mendohet të quhet XS Max dhe do të ketë një ekran ‘6.5 inch OLED’.

Për këto edhe shumë surpriza të tjera mund të ndiqni nesër live eventin faqen e ‘web-it’ të “Apple”.