Kush është nisur nga Prishtina për Tiranë? Haradinaj: Unë jam në shtëpinë time

Një lajm i rrufeshëm nga mediat e Kosovës, thoshte se presidenti, kryeministri dhe disa drejtues të rëndësishëm të politikës janë nisur urgjentisht për në Tiranë.

Por kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mohuar se është nisur në takim urgjent për në Tiranë.

‘Lajmi në disa medie se jam nisë në mënyrë urgjente për në Tiranë është i pavërtetë.

Pas një dite plot punë, në një vjetorin e qeverisjes dhe që u përmbyll me ndezjen e qirinjve në kujtim të viktimave nga sulmet e 11 shtatorit, jam në shtëpinë time, me familjen time!

Nesër, në mëngjes, në ora 07:00, vazhdoj agjendën, në zyren time, me punë të rregullt’, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në Facebook.