Një minorene dhe një grua ‘arratisen’ nga shtëpia

Në dy raste të ndryshme, janë regjistruar dy denoncime për largime nga shtëpia të një minorene dhe një gruaje.

Për rastin e parë, të largimit të minorenes, është E. H., vjeçe 34, banuese në Tiranë, e cila kallëzon se, i është larguar nga banesa vajza e mitur E. H., vjeçe 14.

Rasti i dytë ka ndodhur në një fshat të Divjakës. F. I., vjeç 49, banues në fshatin Mizë, kallëzon se bashkëshortja L. I., vjeçe 40, banuese në fshatin Mizë, është larguar nga banesa.

Komisariati i Policisë Nr. 6, Tiranë

  • Më datë 10. 09. 2018, shtetasja E. H., vjeçe 34, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 08. 09. 2018, i është larguar nga banesa vajza, shtetasja e mitur E. H., vjeçe 14. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Divjakë

  • Më datë 10. 09. 2018, shtetasi F. I., vjeç 49, banues në fshatin Mizë, kallëzon se bashkëshortja shtetasja L. I., vjeçe 40, banuese në fshatin Mizë, është larguar nga banesa në datë 07. 09. 2018. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për vlerësim.