VIDEO/ Spanja turpëron Kroacinë e Modricit

Spanja e ka turpëruar totalisht Kroacinë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique fitoi me rezultatin e thellë 6-0 duke “shkatërruar” nënkampionët e botës.

Ekipi i Luis Enriques shënoi tre gola në pjesën e parë me Saul dhe dy herë Asensio.

Në pjesën e dytë, Spanja nuk u kursye aspak dhe vijoi “Show” e golave ndërsa në tabelën e golashënuesve vendosën emrin Rodrigo, Ramos dhe Isco.

Kjo është fitorja e dytë në dy ndeshjet e para për Spanjën në grup, ndërsa Kroacia pëson humbjen e parë në ndeshjen e parë.