Digjet thertorja dhe magazina në Patos, zjarri kërcënon puset e naftës në Marinzë

Një thertore në Patos është përfshirë sot nga flakët. Ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen e re të Patosit. Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Bëhet e ditur se biznesi është në pronësi të M. N., Nga flakët është përfshirë edhe një magazinë që ndodhej aty pranë, ku u dogjën disa dengje me bar.

Ndërkohe një tjetër zjarr ka rënë përpara disa orësh në Marinzë, afër zonave naftëmbajtëse Patos- Marinzë. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Rreziku ka qenë i madh pasi zjarri mund të shkonte edhe në puset e naftës dhe te disa shtëpi aty pranë.