Ali Ahmeti tregon se pse u intereson shqiptarëve emri i Maqedonisë
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka treguar mbrëmjen e sotme se pse u intereson shqiptarëve emri i Maqedonisë.
Duke folur në emisionin ‘Opinion’ Ali Ahmeti është shprehur se: ‘Shqiptarët votojnë për të ardhmen e tyre në Maqedoni. Qe Maqedonia të integrohet në BE dhe NATO’.
Kjo ka qenë përgjigja se pse u intereson shqiptarëve emri i Maqedonisë.
Ahmeti është shprehur se në 30 shtator do të vendoset me votë në referendum e ardhmja e këtij shteti.
Fevziu: Pse duhet të ekzistojë Maqedonia?
Ali Ahmeti: Në Maqedoni funksionon shteti.
Fevziu: A ka unitet?
Ali Ahmeti: Ka politikanë të papërgjegjshëm. Qytetarët e kanë kuptuar unitetin.
Fevziu: Si do votojnë shqiptarët?
Ali Ahmeti: Do votojnë pro ndryshimit të emrit të Maqedonisë.