Zbardhen detajet e para, ja pse e vrau veten 55-vjeçari në Kuçovë. Emri

Një 55-vjeçari në Kuçovë i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë. Ngjarja në fjalë ndodhi sot rreth orës 19:30 në lagjen “11 Janari”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se viktima, shtetasi Qemal Kafazi dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu në banesën e tij. Viktima ka qenë vetëm në shtëpi teksa ka ndërmarrë edhe aktin ekstrem.

Mësohet se Kafazi ishte i divorcuar dhe jetonte në Greqi, ku aktualisht jeton edhe ish-gruaja me 2 fëmijët. Viktima nuk kishte shumë që ishte kthyer nga Greqia.

Ndërkohë, sapo u njoftua për ngjarjen, policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.