FOTO/ Ish-Miss Universe tregon trupin fantastik me veshje super joshëse

Bukuroshja amerikane, Olivia Culpo, ka realizuar një set të ri fotografish shumë joshës.

Zeshkania 26-vjeçare, fituese e garës Miss Universe më 2012, ka pozuar me veshje tejet tërheqëse për numrin e tetorit të revistës Modeliste.

Ajo ka vënë në pah trupin e saj marramendës, sidomos në një fotografi ku shihet e veshur me një kostum të gjelbër plazhi.