VIDEO/ Vrasja e shqiptarit në New York, dalin pamjet nga vendi i krimit

Një i ri shqiptar është qëlluar për vdekje në New York. Sipas autoriteteve amerikane mësohet se viktima është Grei Frashëri, 23 vjeç.

Ai u vra mbrëmjen e 7 Shtatorit në Bay Ridge në Brooklyn.

Në vendin e ngjarjes u gjetën disa gëzhoja, ndërsa mësohet se tre makina janë larguar me shpejtësi momentin kur ndodhi vrasja. Deri më tani nuk është identifikuar autori, si dhe nuk janë zbardhur shkaqet.