VIDEO/ Turpërimi më i madh ndaj portierit, ja çfarë i bën Quaresma dështakut Karius

Loris Karius sërish është në qendër të vëmendjes.

I cilësuar si portieri i gafave, gjermani nuk po e ka aspak të lehtë as në stërvitje, pasi Quaresma po ia bën jetën malore.

Futbollisti portugez e ka turpëruar keq 26-vjeçarin duke i shënuar një gol shumë të bukur me stilin “Rabona”.

Kujtojmë që debutimi i Loris Karius me skuadrën e Besiktas ishte për t’u harruar pasi portieri u akuzua nga të gjithë si fajtori i golit të pësuar në sfidën kundër Bursaspor, e cila u mbyll me rezultatin 1-1.

VIDEO