Studimi, 70% e fëmijëve në vend kanë përjetuar dhunën

Sipas studimit të fundit të organizatës World Vision për periudhën 2016 – 2017, 70% e fëmijëve kanë përjetuar një formë dhune gjatë vitit.

Eliona Boce, drejtoresha e World Vision për Ballkanin perëndimor tregon për News 24 se shifrat e dhunës ndaj fëmijëve në shoqërinë tonë janë alarmante.

Përmes dëshmive të rinjtë treguan vështirësitë me të cilat përballen në familje, shkollë apo komunitet, si dhe raste kur kanë qenë dëshmitar të bullizmit.

Pavarësisht aktiviteteve, projekteve dhe denoncimeve, dhuna në të gjitha format e saj, vazhdon të dëmtojë çdo ditë jetën e fëmijëve dhe të të rinjve në Shqipëri.