VIDEO/ Ja kur do të transmetohen dhe çfarë do të ndodhë në episodet e fundit të serialit ‘I Infiltruari’

Vetëm 4 episode kanë mbetur nga “I Inltruari”, serialit tepër të ndjekur turk që transmetohet në ekranin e Televizionit Klan.

Këtë fundjavë, në datat 15 dhe 16 Shtator, do të keni mundësinë që të ndiqni episodet e mbetura, 2 në secilën ditë.

Kështu, të shtunën duke nisur në orën 20:05 deri në 21:40 do të mund të ndiqni 2 episode.

Ndërsa të dielën, nga ora 22:00 deri në 23:30, do të mund të ndiqni 2 episodet e fundit të këtij seriali, që mbajti të mbërthyer para ekranit të Televizionit Klan publikun shqiptar.

Në këto katër episode të fundit të cilat kanë mbetur, do të keni mundësinë të shikoni momentin kur Xhelali ndjek Mertin nëpërmjet një pajisjeje GPS-s dhe gjen vendin mbajnë peng të birin.

Por në të vërtetë e gjitha kjo është një kurth, pasi dy vëllezërit Sarp dhe Mert kanë montuar pajisje përgjimi dhe e simulojnë Xhelalin që të flasë për krimet që ka bërë, pa e ditur ai që të gjitha po i dëgjon policia.

Forcat e rendit ndërhyjnë menjëherë dhe arrestojnë Xhelatin dhe disa njerëzit e tij. Drejtori i policisë ia jep Sarpit të drejtën që t’ia vërë prangat Xhelalit.  Vetë Sarpi ia dedikon këtë moment ish-shefit të tij, Jusufit, i cili u vra pikërisht nga Xhelali.          

Por rrugës për në burg ndodh ajo që nuk pritej. Gjithçka do të keni mundësinë t’i shikoni në videon e mëposhtme.